Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), António Guterres do të takohet të enjten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në Ukrainë.

“Takimi mes tyre është planifikuar të zhvillohet në qytetin perëndimor të Lvivit”, bëri të ditur sot zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stéphane Dujarric.

Pas takimit, Guterres do të udhëtojë drejt qytetit port të Odesës.

Nuk ka informacione të detajuara lidhur me temat që do të diskutohen gjatë këtij takimi.

Para kthimit në Nju-Jork, kreu i OKB-së do të vizitojë gjithashtu në Stamboll qendrën e përbashkët të koordinimit për monitorimin e eksporteve të drithërave përmes Detit të Zi.