Anija kozmike Gaia e Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) ka bërë një parashikim rrëqethës se dielli ynë është pothuajse në gjysmë të jetëgjatësisë së tij dhe kur të arrijë në fund, ai do të bymehet dhe do të zhdukë planetin tone.
Por të dhënat nga anija sugjerojnë se kjo nuk do të ndodhë për të paktën 5 miliardë vjet të tjerë. Gaia përcaktoi se dielli është rreth 4.57 miliardë vjeç dhe duke identifikuar masën dhe përbërjen e tij, pajisja vlerësoi se si dielli do të evoluojë në të ardhmen.
Rruga drejt vdekjes së tij fillon rreth moshës 10 deri në 11 miliardë vjeç kur bëhet një gjigant i kuq dhe rritet me shpejtësi në mënyrë të konsiderueshme në madhësi.
Prej këtu, dielli shkon drejt vdekjes së tij dhe përfundon si një xhuxh i bardhë i zbehtë dhe i ftohtë. Për momentin, dielli konsiderohet ‘me moshë mesatare’ dhe është i qëndrueshëm.
Anija Gaia ndodhet rreth 930,000 milje nga Toka dhe mbart dy teleskopë për të dokumentuar galaktikën, së bashku me studimin e yjeve për të parashikuar të ardhmen e tyre. Dhe megjithëse njerëzit kanë besuar prej kohësh se dielli së shpejti do të gëlltisë Tokën në tërësi, të dhënat më të fundit të ESA i vënë në fund këto frikë.
Planeti ynë nuk është i dënuar pasi dielli të arrijë moshën tetë miliardë vjeç, pasi Gaia përcaktoi se kjo është kur do të arrijë një temperaturë maksimale. Të paktën dy miliardë vjet më vonë, dielli do të fillojë të ftohet dhe do të rritet në madhësi në më shumë se dyfishin e asaj që është sot. Është rreth 846,000 milje e gjerë.