Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, presidenti Bajram Begaj pritet që të zhvillojë takime me krerët e partive politike.
Kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar sërish takimin me presidentin Bajram Begaj. Abdixhiku nuk ka respektuar ftesën e presidentit për t’u takuar në selinë e Kuvendit, duke pretenduar se ai duhet të shkonte në selinë e partisë së tyre.
Në orën 10:15 është parashikuar takimi i Begajt me përfaqësues të PDK-së, kryesuar nga Kryetari Memli Krasniqi dhe më pas do të takohet me kreun e AAK-së, drejtuar nga Ramush Haradinaj. Në fund të takimit, presidenti Begaj do të zhvillojë një takim me partitë minoritare.
Axhenda, e martë, 16 gusht 2022
Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:
09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.
09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.
10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.
10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.
11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.
12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë).
13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.
14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.