Drejtuesi i lartë i SPAK, Arben Kraja së bashku me prokurorin e posaçëm Vladimir Mara dhe drejtoreshën e BKH Aida Veizaj do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në SHBA. Gjatë vizitës një javore në Washington ata do të takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit.
Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK, njëkohësisht edhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet ligjore në SHBA. Synimi është që të rritet numri i ndjekjes penale ndaj krimit të i organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimin e aseteve kriminale në Shqipëri.
Njoftimi:
Drejtuesi i SPAK, z. Arben Kraja, prokurori i posaçëm, z. Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH, znj. Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së. Gjatë vizitës që zgjat një javë, ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA. Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri.