Qendra e Kontrollit Teknik në DRSHTRR Gjirokastër ofron tashmë kushte optimale pune e shërbimi, pas rikualifikimit tërësor.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot përmes rrjeteve sociale pamje nga ambientet e reja të DRSHTRR Gjirokastër, e cila u shërben qytetarëve të 7 bashkive.
“Kushte optimale pune e shërbimi edhe në Qendrën e Kontrollit Teknik në DRSHTRR Gjirokastër, pas rikualifikimit tërësor, për 39,638 drejtues mjetesh të Qarkut me 7 bashki: Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Dropull, Këlcyrë, Libohovë dhe Memaliaj”, shkruan Rama.
Pas rikonstruksionit, DRSHTRR Gjirokastër, ofron kushte më të mira pune për personelin dhe veçanërisht kushte komode për shërbimin ndaj qytetarëve.
Rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve si dhe përmirësimi i infrastrukturës janë në synim të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.