Preezantuesja Einxhel Shkira dhe DJ Dagz, ditë më parë konfirmuan lajmin se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Kujtojmë se çifti u njohën gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.
E kur jemi te Big Brother VIP, duket se në një moment (ndonëse me shaka) është diskutuar edhe shtatzënia e Einxhelit.
Kjo ka ndodhur kur aktoret Arjola Demiri dhe Monika Lubonja kanë qenë duke bërë një diskutim fiktiv së bashku, ku Arjola me shaka i thotë: “E kam thirrur në telefon dhe s’ma ka hapur, më duket se ka ngelur me barrë Einxhel”.
Me të parë këtë sekuencë, Arjola vendosi që vet ta ndajë atë me fansat e saj në InstaStory, duke shkruar në mbishkrimin e videos: “E kam gojën mjaltë, çfarë kam thënë e kërkuar realizohet jeta se shpirti i zemrës. Zoti është i madh”.