Vihet në pranga autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut mbrëmjen e 17 gushtit në qytetin e Elbasanit. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar autori i dyshuar Horgito Peqini, 18 vjec.
Po kështu u shoqërua nga policia edhe një shtetas Klaudjan Sallufi, 33 vjeç që ishte bashke me autorin e vrasjes.
Po punohet për sqarimin e rrethanave duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Sipas policisë autori që ka qëlluar me pistoletë me silenciator pas një debati mes grupit të shokëve të tij dhe Ulqiankut është 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili pas krimit u arratis, dhe u kap ditë me vone.
Ndërkohë, për ngjarjen është arrestuar një 18-vjeçar tjetër, Ejdin Dino, mik i autorit. Mësohet se Horgito Peqini është nipi i Eduard Peqinit, personazhit të njohur si “Mandela i Elbasanit”, kreu i bandës më të rrezikshme të Elbasanit në vitin 1997.