Nga Edmond Arizaj/
Në datën kaq…kemi kënaqësinë…filan vend…çift…djali ynë me vajzën… T’i kemi të pandarë! Po hajde ndajmë mendjen, se nuk ndahemi mirë me këtë shtesë të paparashikuar në buxhetin e gushtiti. Të shkon dasma sa një javë pushime në Durrës…buzëqesh, mund të shkonte sa një javë në Palasë.
Laps e letër. Fillojmë. Naftë vajtje ardhje=100 mijë. Shpenzime operative=50 mijë. Drekë rrugës=Nuk shpenzojmë, do hamë në darkën e dasmës edhe për drekë
Tualet, stukime, flokë, thonj, gishta=150 mijë
Fustan i ri=Sherri zgjat tre ditë. E pambyllur si çështje.
Këpucë të reja grash, nuk ka diskutime=150 mijë
Këpucë të reja burrash, tek dyqani afër furrës së bukës=45 mijë
Zarfi i dasmës=I pavendosur do pyesim të tjerët sa do hedhin ata.
Lekët që do hidhen kur kërcen çifti=50 mijë?! Pse jevgj jemi ne. 100 mijë? Në dasmën e njerëzve të tu hodhe 250 mijë 10 dhe 20. Ok i barazojmë. 250 mijë. Po pse nuk i fusim në zarf?! Zarfin e sheh vetëm një, paratë në tokë të shkelura me këmbë i shohin të gjithë.
Harruam gjë?
Tëmën si kanë ardhur punët! Janë bërë dasmat shqiptare për t’i kuotuar në bursë. Lapsin në dorë e kemi, bëjmë llogaritë e sebepxhiut: Ka ftuar 300 vetë. Minimumi 500 mijë shpenzime çifti? 75 milionë. Ç’bëhet mor ç’bëhet!
(Ky shkrim është fryt i fantazisë së autorit. Nuk ka lidhje me asnjë person real. Ngjashmëritë që mund të hasen janë rastësore)