Një nismë ligjore e mazhorancës për ndalimin e ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, për t’u zgjedhur në poste publike dhe për të krijuar parti politike, ka alarmuar Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilët shpërthyen dje në kërcënime dhe me një fjalor banal. Sipas Berishës dhe Metës, nisma ligjore është kundër Metës, duke konfirmuar kësisoj pretendimin e Autoriteteve të Dosjeve se Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.
Në vitin 2016, Ilir Meta ka votuar dhe ka firmosur si kryetar Kuvendi ligjin, i cili përpos të tjerave, ndalon bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit që të bëheshin pjesë e institucioneve të reja dhe ekzistuese të drejtësisë. Bëhet fjalë për ligjin nr. 115/ 2016, miratuar në 6 tetor 2016, për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, votuar dhe firmosur nga Ilir Meta, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit.
Berat/ ‘Fuoristrada’ përplas të moshuarin me biçikletë, përfundon posht rrotave, ndërhyn zjarrfikësja
LEXO EDHE:
Berat/ ‘Fuoristrada’ përplas të moshuarin me biçikletë, përfundon posht rrotave, ndërhyn zjarrfikësja
Ligji parashikon se nuk mund të zgjidhen anëtar të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Inspektor i Lartë i Drejtësisë dhe në Shkollën e Magjistraturës, personat të cilët kanë qenë anëtar, bashkëpunëtorë apo të favorizuar nga ish Sigurimi i Shtetit.
Ligji, i votuar nga Ilir Meta, largon spiunët nga drejtësia. Jo vetëm kaq. Spiunët e ish Sigurimit të Shtetit nuk mund të kandidojnë as për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, si kryeprokuror, si anëtarë të SPAK dhe BKH, për drejtimin e institucioneve të tjera të pavarura etj.
Çuditërisht, bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit mund të zgjidhen deputet, kryetar Kuvendi, kryeministër dhe president, por jo gjyqtar apo drejtues i një institucioni i të pavarur.
Ky është standardi i dyfishtë që kompromenton rëndë politikën dhe Kuvendin. Nismat e mazhorancës ndonëse të vonuara dhe në një kontekst politik, synojnë unifikimin e të njëjtit parim: Largimin e spiunëve të ish Sigurimit të Shtetit jo vetëm nga drejtësia, policia etj., por edhe nga Parlamenti dhe politika.
Po pse Ilir Meta ka pranuar dhe firmosur ligjin për largimin e spiunëve nga drejtësia, por refuzon zbatimin e të njëjtit parashikim për Kuvendin dhe partitë politike?! Pse Ilir Meta u alarmua për nismën ligjore, kur pretendon se nuk është ai Ilir Metaj që deklaron Autoriteti i Dosjeve se ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit?!
Kujtojmë që përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, rrjedhimisht të Ilir Metës, kanë propozuar që të ndalohej me ligj verifikimin nga Autoriteti i Dosjeve të politikanëve dhe zyrtarëve, të cilët e kanë marrë një herë certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet e famshme ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’ në vitet 1995 dhe 1997.
Një certifikatë të tillë e ka marrë dhe tundur edhe Ilir Meta, certifikatë për të cilën tashmë ka dyshime të forta se është false. Në prill të vitit 2015, në komisionet parlamentare, është shqyrtuar ligji i ri për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë së datës 15 prill 2015, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, një nga njerëzit më të besuar të Metës sidomos pas janarit të vitit 2011, ka propozuar që Autoriteti i Dosjeve nuk duhet të pranojë kërkesa për verifikimin e zyrtarëve në lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, nëse këta zyrtarë janë verifikuar më parë dhe kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës.
Duke qenë në një koalicion qeverisës, PS-ja e pranoi pa asnjë diskutim propozimin e Brahos, duke krijuar një lloji imuniteti ndaj politikanëve që kanë kontrolluar dosjet dhe që mund të kenë pasur ndikim mbi komisionet për pastërtinë e figurës. Siç dihet, spiunët më të thekur të ish Sigurimit Shtetit arritën e të merrnin certifikata pastërtie nga dy komisionet ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’, duke i tundur nëpër media./Shqiptarja.com