Menaxheri i festivalit për ‘Sunny Hill Festival’, Alban Kastrati i pyetur nga gazetarja Ledina Jakimi sqaroi se fotoja ka qenë pjesë e performancës të banës rrok, ‘Asnjë sikur dielli’. Më tej Kastrati tha se vetë grupi muzikor sqaroi publikun në mënyrë që mos krijohen keqkuptime.

‘Po, unë me vonesë e kuptova që është qarkulluar një foto e tillë. Dhe natyrisht nuk kishim mundësi ta sqaronim. Por sigurisht, sot herët në mëngjes kemi sqaruar për publikun se ajo është pjesë e një performancë e grupit të rrokut ‘Asgjë sikur Dielli’, pra një parodi rreth komunizmit. Për këtë edhe vetë frontmani (lideri i grupit) dhe besoj që tashmë është sqaruar. Sepse nuk e di me qëllim ose pa, është krijuar një keqkuptim në publik mirëpo vetë banda ka dalë me një sqarim që thotë se është një parodi që banda të luftojë idenë e komunizmit. Por, sqarimin besoj se e dha më mirë lideri i grupit.’- tha Kastrati