Në plazh pashë një burrë që shiste libra.
Si quhesh,i thashë
Florenc,tha
Nga je Florenc ?
Nga Cërriku,tha Florenci
Sa ke që merresh me libra?
Kam katër vjet,tha Florenci
Po më parë cfarë pune ke bërë ?
Kur isha 12 vjec shkova emigrant në Greqi
Me familjen?
Vetëm,tha Florenci
Cfarë bëre aty?
Punova në një familje, më mbajtën mirë
Pse u ktheve nga Greqia ?
Kur mbusha 19 vjec erdha në Vlorë te prindërit dhe u martova
U martove kaq i ri?
Një javë pasi u ktheva nga Greqia më gjetën nuse
Me mblesëri?
Sigurisht ,tha Florenci,ma gjeti tezja e saj
Cfarë pune bëje në Vlorë?
Unë jam hekurthyes,tha Florenci
Ti je hekurthyes dhe shet libra?
Po, tha Florenci,ky është zanati i babait tim
Cdmth të jesh hekurthyes,e pyeta
Dmth të presësh hekurin,ta montosh dhe ta lidhësh me betonin
Ku ke punuar hekurthyes?
Kudo edhe në Katar,tha Florenci
Ti ke qenë në Katar?
Unë kam berë stadiumim Al Rayan, ku do luhet finalja e Kupës së Botës
Sa merrje në Katar?
1300 dollarë në muaj,tha Florenci
Si ishte Katari?
Shumë shtrenjtë,paguaja 18 dollarë për një kafe,tha Florenci
Thonë që është vështirë aty, shumë punëtorë kanë vdekur,thashë unë
Etiopianët po e ndërtojnë Katarin ata janë kafshë, e hanë hekurin me dhëmbë,tha Florenci
Paske vuajtur,thashë unë
Punoja në 60 gradë në diell po pas tre muajsh u mësova
Po tjetër ku ke punuar,e pyeta
Në Serbi, në Mal të Zi, në Kroaci
Po në Shqipëri cfarë ke bërë me hekur?
Atë hotelin e madh aty e kam bërë unë,tha Florenci
Po kur punon me hotele, ti shet libra, thashë unë
Në verë merrem me libra,në dimër me hekur,tha Florenci
Nga fiton më shumë?
Nga hekuri,tha Florenci,marr 40 mijë në ditë të sigurta
Pra hekuri shitet më shumë se librat,thashë unë
Natyrisht, tha Florenci
Sa kilometra ecën për të shitur një libër?
Ndoshta edhe 10 kilometra bashkë me cunin
Shet edhe djali libra,e pyeta
Gjithë familja,tha Florenci,unë gruaja,djali, dhëndurrët
E paske biznes familjar librin,thashë unë
Jemi familje harmonike,tha Florenci
Sa libra shisni në një ditë?
22 maximumi 25 ,tha Florenci
Cfarë shitet më shumë,e pyeta
E varfër dhe e bukur, tha Florenci,roman i Drajzerit
Po tjetër?
Trëndafil me Kredi i Elsa Triolet,tha Florenci
Kam dashur gjithmonë ta lexoj këtë libër asnjeherë se kam filluar,thashë unë
Kjo Elsa është franceze, ka lindur në Rusi,tha Florenci
Cfarë librash duan njerëzit?
Me dashuri,tha Florenci
Ti i lexon librat që shet,e pyeta
Lexoj përmbajtjen ua shpjegoj njerëzve,tha Florenci
Po nga librat e mi ke shitur gjë, e pyeta
Më kanë kërkuar por nuk kam asnjë kopje, tha Florenci
I gjen në cdo librari,thashë unë
Pse nuk i shesim bashkë,tha Florenci
Si ti shesim bashkë,e pyeta
Ti mbush bagazhin me librat e tu, mi sill këtu dhe unë i shes në plazh
E sa lek do fitonim,e pyeta
Sa kushtojnë librat e tu,tha Florenci
10 mijë lekë të vjetra,thashë unë
Atëherë unë do merrja 3 mijë lekë, ti 7 mijë, tha Florenci
Ti do të marrësh 30 për qind të cmimit,e pyeta
Po,tha Florenci,unë eci në diell për të shitur libra, e meritoj
A e di sa fitoj unë që bëj librin Florenc?
Nuk e di,tha Florenci
Unë marr 10 për qind, pra ai që e shet fiton më shumë se ai që e shkruan, thashë unë
Pra ti merr 1 mijë lek po të tjerat kush i merr,pyeti Florenci
Botuesi dhe shteti,thashë unë
Epo si të duash,tha Florenci,ky është tregu, duhet të djersitesh që të fitosh
Ke të drejtë,thashë unë, do djersitem më shumë
Si shkrimtar je më i mirë sesa si tregtar,tha Florenci
Po përpiqem të ndryshoj,thashë unë
Më thuaj po tu prish mendja, tha Florenci
Do të them patjetër,thashë unë
Mos u mendo shumë,tha Florenci