Ndonëse jemi në fund të gushtit, ka ende turistë nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar.
Përgjatë ditës së sotme, është regjistruar trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, ndërsa për shkak të fluksit është krijuar radhë në trafik.
Mësohet se trafiku i shtuar ka nisur që prej mëngjesit.