Ndonëse sot secili vazhdon rrugën e tyre, dikur këto “të famshëm” shqiptarë kanë ndarë të njëjtën klasë.
Elvana Gjata, Besart Kallaku dhe Jonida Vokshi kanë qenë bashkë tek Akademia e Arteve. Edhe pse ajo sot është një këngëtare e suksesshme, në fakt Elvana ka studiuar për regji.
Elvana Gjata, Bes Kallaku dhe Jonida Vokshi paskan qenë shokë klase!
Dy shoqet e universitetit e kanë ruajtur me fanatizëm shoqërinë e tyre, pasi Vokshi dhe Gjata janë akoma të pandara.
Jonida Vokshi has two words about Elvan after her concert in Pristina
Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Julka Gramo dhe Ogerta Manastirliu janë tre ish-nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.
Ishte Julka ajo që ndau momentin e ribashkimit të ish-shokëve të klasës rreth 4 vite më parë. Ata organizuan një mbrëmje të veçantë: me regjistrin e vjetër dhe apelin e mungesave.
Në regjistër lexohen qartë 3 emrat: Ogerta Manastirliu, Saimir Tahiri, emri i këngëtares dhe moderatore, Julkës.
Dietologia Blerina Bombaj dhe gazetarja e njohur Sonila Meço kanë qenë shoqe gjimnazi, pasi të dyja studionin tek “Ismail Qemali”. Raportet e mira midis dyshes duket se vazhdojnë edhe pas kësaj periudhe, sepse disa kohë më parë Sonila Meço u fotografua duke kaluar disa momente qetësie me vajzën e saj në ambjentet e Blerina Farm.
Rreth 20 vite më parë, Vikena Kamenica, Ornela Bregu dhe Ledina Çelo kanë studiuar në Liceun Artistik. Pak kohë më parë, Ledina Çelo postoi këtë foto si një rikthim aty rreth viteve ’90 me shoqen e klasës, Ornela Bregu.
Bashkim Fino dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, kanë qenë shokë klase. Këtë gjë e pohoi vetë Kodheli, ku gjatë një seance për diskutimin e minoriteteve në Komisionin e Jashtëm në vitin 2017. Gjatë diskutimeve në sallë futet Bashkim Fino me vonesë, ndërsa Kodheli pas një batute tregon një histori, sikur e cilëson ajo të hershme: “Mirë se erdhe z.Fino. Se me Bashkimin kam një histori të hershme. Ne kemi qenë në një klasë bashkë. Jemi shokë të mirë që prej vitit të largët ‘82”.
Madje edhe Ben Blushi dhe ish-presidenti Ilir Meta kanë qenë “shok” klase në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë. Blushi ka pranuar se është zënë me ish-presidentin Meta kur kanë qenë shokë klasë për arsye banale, gjë që asokohe i kishte kushtuar 2 javë pezullim nga shkolla.