Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po kalon disa ditë pushimi në Jalë, aty ku po mbahet edhe Kampi Veror i të rinjve të kësaj force politike.
Sot në mbrëmje, ish-kreu i Shtetit ka postuar një foto me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Të dy shfaqen buzë detit, të buzëqeshur, ndërsa Meta këtë mbrëmje shfaqet ‘i dashuruar’ me vendin e Jalës dhe jo me Monikën. Ai ka shpërndarë foton me Kryemadhin teksa e shoqëron me mbishkrimin: “Jala – Një dashuri më vete”.
Gjatë ditës, Ilir Meta ndau një foto me te rinjtë në rrjetet sociale duke shkruar se nuk mund ta niste ditën më bukur se kaq.
“Nuk ka më bukur se sa ta nisësh ditën kështu!”, shkruan Ilir Meta.
Ndërsa një ditë më parë, në hapje të Kampit Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar aksionin opozitar të forcës së tij politike, si një “luftë kundër tradhtarëve”.