Një skulpturë e artistit kilian Pablo Maire, që në thelb del kundër Kishës Katolike, pasi paraqet figurën e Papës, që në tre akte mban në duar dhe më pas lëshon një foshnje të porsalindur, duke qeshur, teksa e sheh që copëtohet, është kritikuar gjerësisht.
Teksa polemikat vetëm shtohen, vetë Maire e konsideron skulpturën e tij si “një vepër përdhosëse dhe një denoncim për Kishën Katolike që përjetëson një model të dhunshëm dhe anakronik”.
“Përshëndetje traditë”, ky është titulli i veprës që u ekspozua në galerinë Aguafuerte në Mexico City.
Maire thotë se është frymëzuar nga një vepër e viteve 1990, në të cilën artisti dhe aktivisti bashkëkohor kinez Ai Weiwei mori një vazo të lashtë qeramike nga dinastia Han dhe e hodhi në tokë, duke e copëtuar atë, si një formë proteste kundër qeverisë kineze.