Ilir Meta duket se ka probleme me thënien e së vërtetës. Dhe këtu s’po flasim vetëm për ekzistencën e një dosjeje të tij si spiun i Sigurimit të Shtetit, për të cilën ende s’ka dhënë sqarime dhe pritet që të zbulohet më shumë në shtator, por edhe për një postim që ish presidenti bëri sot në rrjetet e tij sociale.
 
Me synimin për të sulmuar kryebashkiakun Erion Veliaj, Ilir Meta postoi sot një foto me pamje nga lart të një qyteti, për të cilën pretendoi se ishte shkrepur në Tiranën e vitit 2021.
 
Por, nga një kërkim i thjeshtë në Google tregon se fotoja daton të jetë postuar për herë të parë në vitin 2017 nga gazeta “Rilindja Demokratike” e Sali Berishës.
 
Përveç kësaj, pamja në foto që ngjason më shumë me Kabulin, nuk ka lidhje me asnjë zonë të Tiranës.