Në finalen për shiritin e Miss Anglia, Melisa Raouf solli një revolucion të vogël brenda konkursit të bukurisë. Është hera e parë në 94 vjet histori, që një mbretëreshë aspiruese vendos të marrë pjesë pa grim: “Njerëzit duhet t’i duan të metat dhe papërsosmëritë e tyre,” shpjegoi 20-vjeçarja për Independent. Një zgjedhje që e shpërbleu, duke qenë se fitoi një vend mes 40 finalisteve.
Melisa Raouf, studente e Shkencave Politike, ka vendosur të sfidojë konventat sociale që duan që gratë të grimohen dhe solli revolucionin e saj të vogël pa grim në Miss Anglia. “Për mua është shumë e rëndësishme sepse kam përshtypjen se shumë vajza, të moshave të ndryshme, grimohen sepse ndihen pothuajse të detyruara ta bëjnë këtë nga presionet e jashtme”, tha bukuroshja.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456789PreviousNext
Miss aspirantja e anglisë shpjegoi: “Nëse një person është i kënaqur me lëkurën e tij, ai nuk duhet të ndihet i detyruar ta mbulojë atë me grim. Dobësitë tona na bëjnë ata që jemi dhe këto e bëjnë çdo individ unik.” E sa i përket raportit me imazhin e saj, Melisa Raouf tha: “Gjithmonë kam menduar se nuk jam mjaftueshëm e bukur dhe së fundmi kam pranuar faktin që jam e bukur ashtu siç jam dhe për këtë kam vendosur të konkurroj pa make up. Kam besim në veten time, ndërsa kur kam grim ndihem e bllokuar. Kjo jam unë dhe nuk kam frikë t’u tregohem të tjerëve.”
Zgjedhja e Melisa Raouf për të marrë pjesë në konkursin e Miss Anglisë duke refuzuar grimin nuk i përgjigjet vetëm një ideali estetik, por ka rrënjë shumë të ndryshme. “Shëndeti mendor është një temë shumë e rëndësishme, thjesht dua që të gjithë të ndihen mirë. Dua të heq të gjitha standardet e bukurisë, sepse secili është i bukur në mënyrën e vet”, shpjegoi ajo.
Melisa Raouf do të marrë pjesë në finalen e Miss Anglisë me shiritin e Miss Bare Face (“fytyrë e pastër”) dhe askush më mirë se ajo nuk mund ta meritonte një titull të tillë. Angie Beasley, organizatore e konkursit, shpjegoi se që kur lindi kjo kategori në vitin 2019, askush para Melisës nuk e kishte pranuar sfidën për të konkurruar plotësisht pa make-up.