Barcelona nuk lejohet të regjistrojë asnjë nga blerjet er eja deri në momentin që nuk do të reduktojë humbjet financiare. Pavarësisht borxhit të madh, klubi spanjoll ka bërë shumë blerje në këtë merkato të verës.

Katalanasit kanë shpenzuar 150 milionë sterlina në total për të siguruar shërbimet e Robert Lewandowski, Jules Kounde dhe Raphinha. Andreas Christensen dhe Franck Kessie janë marrë gjithashtu me kosto zero, ndërsa Marcos Alonso pritet të transferohet në Camp Nou nga Chelsea.

Megjithatë, klubi është ndaluar nga La Liga që të regjistrojë blerjet e reja deri në momentin që nuk do të reduktojë shpenzimet, sipas Mirror.

Ousmane Dembele dhe Sergi Roberto nuk mund të regjistrohen gjithashtu sepse kontrata e tyre kishin skaduar në momentin që janë rinovuar. Presidenti Joan Laporta është mundur të sigurojë fonde duke shitur 25 për qind të të drejtave televizive të Barçës.

Klubi më pas ka shitur 25 për qind të Barca Studio, që merret me prodhimin dixhital të Barcelona-s. Në përgjithësi, klubi spanjoll pretendohet se ka mbledhur rreth 650 milionë sterlina nga shitja e aseteve.

Pavarësisht nga kjo, borxhi i madh i krijuar nga menaxhimi i keq i viteve të kaluar nuk e bën të mundur regjistrimin e lojtarëve të rinj. Laporta ka siguruar se lojtarët e rinj do të jenë në dispozicion të Xavi-t.

Gjatë prezantimit të Leëandoëski-t të premten, ai ka thënë: “Kemi punuar që t’i regjistrojmë të gjithë ata. Kemi punuar shumë dhe në mënyrë produktive, në mënyrë që të përmbushim kriteret.

“Dhe nëse do të na duhet të ndërmarrim veprime të tjera, do ta bëjmë. Jemi në pritje. Është një vendim që i takon La Liga-s. Kemi besim se do të jemi në gjendje t’i regjistrojmë”.

Ajo që duhet të bëjë tani Barcelona është të shesë lojtarë në mënyrë që të regjistrojë yjet e rinj të ekipit. Frenkie de Jong është kandidati kryesor për t’u larguar, me United dhe Chelsea-n që janë vënë në lëvizje për holandezin.

Lojtarë të tjerë si Memphis Depay, Samuel Umtiti, Miralem Pjanic dhe Martin Braithwaite janë gjithashtu të lirë të largohen.