Kampionia Luiz Gega gjatë mbërritjes në aerport ku është pritur me një ceremoni zyrtare, ka theksuar se gjërat për sportin kanë ndryshuar vitet e fundit dhe ajo e ka ndjerë këtë. Gega i është referuar ligjit për shpërblimet dhe mbështetjes nga MAS, Bashkia Tiranë dhe MM, që kanë bërë të mundur arritjen e majës së Europës.

“Këtë e kam ndjerë dhe e tregojnë rezultatet e mia, qoftë edhe ligji për sportin, shpërblimet më kanë dhënë një shtysë për të qenë edhe këtu sepse mbrapa ka edhe një shpërblim që merret, por qoftë edhe për gjithë mbështetjen nga Komitetit Olimpik apo Ministria e Arsimit dhe Sportit, qoftë edhe e Mbrojtjes ku unë bej pjesë, apo edhe bashkia e Tiranës. Kanë bërë të gjithë këtë që të vijë edhe kjo medalje që i kishte munguar atletikës. Uroj që të rinjtë shqiptarë të motivohen se mund t’ia dalin”, tha Gega. Kampionia Luiz Gega gjatë mbërritjes në aerport ku është pritur me një ceremoni zyrtare, ka theksuar se gjërat për sportin kanë ndryshuar vitet e fundit dhe ajo e ka ndjerë këtë. Gega i është referuar ligjit për shpërblimet dhe mbështetjes nga MAS, Bashkia Tiranë dhe MM, që kanë bërë të mundur arritjen e majës së Europës.

“Këtë e kam ndjerë dhe e tregojnë rezultatet e mia, qoftë edhe ligji për sportin, shpërblimet më kanë dhënë një shtysë për të qenë edhe këtu sepse mbrapa ka edhe një shpërblim që merret, por qoftë edhe për gjithë mbështetjen nga Komitetit Olimpik apo Ministria e Arsimit dhe Sportit, qoftë edhe e Mbrojtjes ku unë bej pjesë, apo edhe bashkia e Tiranës. Kanë bërë të gjithë këtë që të vijë edhe kjo medalje që i kishte munguar atletikës. Uroj që të rinjtë shqiptarë të motivohen se mund t’ia dalin”, tha Gega.