“Gjak, djersë dhe lot”, shkruan në profilin e tij në Instagram futbollisti Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi serb me shtetësi suedeze e krahason foton e tij të fëmijërisë në një varkë të vogël dhe atë aktuale në jahtin e tij 30 metra. Mes nostalgjisë për të shkuarën dhe sigurisë së të tashmes, ky është profili i një kampioni që ka fituar kudo dhe që vetëm tre muaj më parë (ishte 22 maj) fitoi titullin e fundit, Scudetton me Milanin.

Fotot i ndajnë nga njëra tjetra dekada vuajtjesh dhe përpjekjesh. Ngjarjet që kanë zbutur karakterin e kuqezinjve dhe që kanë formësuar Zlatan Ibrahimovicin që të gjithë e njohim.

I lindur në Malmo të Suedisë më 3 tetor 1981, ai është një përzierje etnish dhe kulturash. Historia e Ibrahimoviç fillon me dy prindër emigrantë. Babai i tij Sefik, një boshnjak nga Bijeljina dhe nëna Jurka, një kroate nga Prkos, një pjesë e komunës së Skabrnjës. Të dy ndahen duke lënë në mëshirë të nfatit fëmijët e tyre: Sapko, Aleksandri, Sanela, Violeta, Monika dhe Zlatani i vogël dyvjeçar. Fëmijëria e Ibrahimoviçit ishte një fëmijëri e vështirë: disa vjedhje në supermarkete dhe biçikleta lokale, pak dëshirë për të studiuar dhe dëshirë për t’u futur në futboll. Balona si një instrument shpengimi. “Pas ndarjes me mamin, jam rritur me babin. Ai punoi shumë për të na garantuar jetesën. Frigoriferi ynë nuk mbushej kurrë, nuk kishim shumë për të ngrënë, por ai u largua për të na dhënë alternativat e duhura. Nëse nuk kisha para për të shkuar në stërvitje, ai më jepte dhe linte pa paguar qiranë”, thotë Zlatan. Ai u rrit në rrethana të vështira. Atij iu desh shpesh të mbrohej dhe për të, rruga për t’u bërë profesionist ishte vërtet e vështirë. Por ai gjithmonë besoi në vetvete dhe gjeti arsyet e duhura për t’u treguar njerëzve se është Zlatan, duke arritur aty ku është sot.