Gjermania ka propozuar masa për një paketë të tetë sanksionesh kundër Rusisë në një takim të BE-së në Pragë, njoftoi sot ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Duke folur në periferi të takimit, Baerbock nuk dha detaje rreth paketës. Megjithatë, pritet që Gjermania të kërkojë vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës ruse, ndërkombëtarisht.

Një mënyrë për të detyruar Rusinë të shesë naftë me çmime më të ulëta tek importuesit e mëdhenj, si India, do të ishte duke vendosur sanksione ndaj kompanive të sigurimeve që ofrojnë shërbimet e tyre për transportin e naftës në lëvizje me çmime mbi nivelin e kufirit.

Kjo jo vetëm që do të lehtësonte çmimet në tregun global të naftës, por gjithashtu do të ndalonte pasurimin e mëtejshëm të buxhetit të luftës ruse nga çmimet e larta të energjisë.

Gjermania ka hezituar të pranojë një embargo të plotë ndaj energjisë ruse, duke argumentuar se një politikë e tillë do të dëmtonte më shumë ekonominë e BE-së sesa atë të Rusisë.

Shtatë paketat e sanksioneve të BE-së deri më tani kanë përfshirë, sanksione financiare, një ndalim të importit të arit dhe qymyrit rus dhe shumë kufizime në eksportin e teknologjisë dhe mallrave ushtarake në Rusi.