Ministri i shëndetësisë gjermane, Karl Lauterbach ka paralajmëruar për valën e re të pandemisë, e cila pritet të godasë vendin përpara vjeshtës, duke theksuar se duhen marrë masa të menjëhershme.
“Një nga arsyet për t’u gëzuar, por jo për të shënuar fundin e alarmit”, kështu e cilësoi ministri Shëndetësisë e cilësoi rënien e vazhdueshme të numrit të rasteve me koronavirus në Gjermani, duke paralajmëruar njëkohësisht për një valë të re të pandemisë në vjeshtë.
Ai gjithashtu njoftoi se vaksinat e përshtatura për variantet BA.1 dhe BA.5 do të jenë të disponueshme deri në shtator.
“Vala tjetër pritet në vjeshtë dhe është e rëndësishme të vendosen paraprakisht rregullat e reja që do të hyjnë në fuqi”, tha Karl Lauterbach gjatë një konference për shtyp.
Sipas ministrit, vaksinat e reja do të jenë në dispozicion brenda shtatorit – më 2 shtator vaksina për variantin BA.1 dhe në datën 28 të të njëjtit muaj vaksina për variantin BA.5, raporton abcnews.al.
Shtetet, theksoi ai, janë absolutisht të gatshme për të filluar fushatën e vaksinimit menjëherë. Lauterbach tha se ministria e tij synon që rregullat e reja të hyjnë në fuqi deri më 1 tetor, të cilat, ndër të tjera, do t’u lejojnë qeverive të vendosin përdorimin e maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura – me përjashtim të atyre me certifikatë ose test të vlefshëm të vaksinimit për 24 orë.
Detyrimi për mbajtjen e maskës në transportin publik dhe për testimin e mbajtjen e maskës në spitale, njësi të kujdesit për të moshuarit dhe qendra rehabilitimi mbetet në fuqi, theksoi ai, ndërsa u shfaq i bindur se dimrin e ardhshëm do të kërkohet një certifikatë vaksinimi në restorante.
Sa i përket faktit nëse një vaksinë e katërt ka apo jo kuptim, Karl Lauterbach këshilloi qytetarët që të konsultohen me mjekun e tyre.