Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Thaçi apeloi vendimin e gjyqtarit për procedurën paraprake në të cilin urdhërohej vazhdimi i paraburgimit. Lajmi u bë me dije nëpërmjet faqes së internetit të Dhomave të Specializuara.
Në shpjegimin e saj, Dhoma thekson se arsyet e paraburgimit të tij ende qëndrojnë, dhe ekziston rreziku i arratisjes, dyshimi se ai mund të ndërhyjë në procedurë dhe rreziku i kryerjes së krimeve të mëtejshme.
Prokuroria e specializuar më 29 prill ka paraqitur një aktakuzë të ndryshuar kundër Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në të cilën pretendojnë se kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë dhe Semetish.
Ata janë të ndaluar në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.