Gjykata e Elbasanit ka lënë sot në burg dy shtetasit rusë dhe një ukrainas që u arrestuan të shtunën nën dyshimet për spiunazh në uzinën Ushtarake në Gramsh.
Mikhail Zorin, Fedir Alpatov dhe Zvetlana Timofeeva janë të arrestuarit në incidentin në uzinën ushtarake.
Gjqytarja e çështjes tha se arrestimi i tyre është i ligjshëm dhe caktoi ndaj tyre “arrest në burg”.
Gjyqtarja Pajtime Fetahu tha në nisje të seancës gjyqësore se janë katër akuza të ngritura nga Prokuroria ndaj tyre: “dhënia e informatave sekrete”, “sigurimi i informatave”, “goditje për shkak të detyrës”, “stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme”.
Por në përfundim të seancës, gjyqtarja bëri me dije se ndaj ruseve te dyshuar per spiunazh jane referuar dy vepra penale.
“Fillimisht prokuroria nisi hetimet për pesë akuza, pas veprimeve të para hetimiore është konkluduar e regjistruar procedim penal vetëm për dy vepra. Të dyshuar për veprat penale “sigurimi i informatave,” kryer në bashkëpunim si dhe “goditje për shkak të detyrës”.
Sipas Kodit Penal, Neni 214, Sigurimi i informatave, parashikon: “Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një
fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet”.
Ndërkohë sipas Nenit 237, “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikohet “Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një
shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.