Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është i vendosur të bëjë shumë ndryshime në formacionin e tij titullar për ndeshjen kundër Sassuolos javën e ardhshme.

Siç është raportuar nga Sky Sport Italia pasditen e sotme, trajneri italian do të zbulojë ndryshimet për udhëtimin te “Emilia Romagna” të martën në mbrëmje.

Alessandro Florenzi do të startojë në vend të Davide Calabria në krahun e djathtë dhe Matteo Gabbia do të jetë së bashku me Fikayo Tomori dhe Pierre Kalulu.

Mesfushori algjerian Ismael Bennacer do të lihet pushim dhe Tommaso Pobega do të vijë në mesfushë në vend të tij, përkrah Sandro Tonalit.

Ndryshimi total do të ketë edhe në katërshen sulmuese. Junior Messias, Charles De Ketelaere, Rafael Leao dhe Olivier Giroud do të jenë të gjithë jashtë, teksa në vend të tyre do te luajne Alexis Saelemaekers, Brahim Diaz, Ante Rebic dhe Divock Origi.