Hapet gara për fitimin e Gradës Kryekomisar në Policinë e shtetit. Report Tv mëson se janë 75 funksione të lira për gradën kryekomisar. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 shtator 2022.

Pas aplikimeve dhe verifikimeve të kushteteve ligjore dhe dokumentave do të mbahet konkursi në Akademinë e Sigurisë. Me gradën kryekomisar fiton të drejtën për emërim shef komisariati.

Hapja e garës nbëhet me firmë te kryepolicit Gledis Nano. Shkresa ju është përcjell te gjitha drejtorive për të njoftuar të interesuarit.

Aktualisht një numër i lartë postesh drejtuese janë bosh për shkak se efektivët s’kanë gradë e po ashtu janë dorëhequr apo shkarkuar nga vettingu në polici për sa funksionoi.