Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka nxjerrë një tjetër shkresë të SPAK në kuadër të hetimit që po bën ndaj tij në funksion të procedimit penal nr.122, të vitit 2022.
Bëhet fjalë për një shkresë ku SPAK i kërkon informacion Gjendjes Civile mbi gjeneralitetet duke përfshirë edhe ndryshimet, për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal.
Meta e cilësoi këtë shkresë “një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës”.
Ai theksoi se shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më dhe se Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!