DASHI
Do jeni shumë strikt në biseda sot me miqtë tuaj. Nuk do ta fshihni faktin që ju kanë bërë padrejtësisht disa gjëra. Komunikimi zgjidh gjithçka, dhe sot ju duhet një komunikim i nivelit të lartë. Tregohuni më social.
DEMI
Sot është dita më e mirë për t’u thënë “stop” të gjitha atyre gjërave që nuk ju pëlqejnë. Nuk keni pse ta ndiheni veten të detyruar, sepse e dini se çfarë është për ju dhe çfarë jo. Disa debate në ambientet e punës mund t’ju nervozojnë disi, por ruani qetësinë.
BINJAKËT
Ato mundësitë e vogla që keni refuzuar deri tani mund të kishin bërë ndryshime të mëdha. Por mos u shqetësoni, mundësi të tjera do vijnë sërish. Ditë të qeta janë në vijim.
GAFORRJA
Mundësitë për ju sot do jenë të shumta. Një përgjegjësi në punë që e prisnit prej kohësh më në fund do ju jepet. Tregohuni të zgjuar dhe mos u besoni të tjerëve. Heshtja është flori.
LUANI
Sot do lejoni që personat që janë shumë pranë jush të kuptojnë gjendjen tuaj shpirtërore. Qetësia që do ju ofrojnë ata do ju bëjë të ndiheni të mbrojtur dhe do t’u tregoni gjithçka që po kaloni. Tregohuni të duruar, sepse gjithçka do kalojë shumë shpejt.
VIRGJËRESHA
Kohët e fundit jeni duke u mbajtur qëndrim disa personave që kanë gabuar në mënyrën e të shprehurit. Ndoshta në një moment tjetër do të ndryshoni mendim, por ndërkohë inati juaj do të jetë shumë i dukshëm. Financat trajtojini me kujdes, sepse do keni disa probleme të vogla.
PESHORJA
Dita do të nisë mjaft e gëzueshme dhe e mbushur me aktivitete sportive. Do provoni sporte të reja paksa të rrezikshme, por që do keni mundësinë të provoni një adrenalinë të re. Shoqëria do të jetë pjesë e ditës në planet tuaja.
AKREPI
Nëse doni që të ndryshojë diçka në ditën e sotme, atëherë ndryshimin duhet ta filloni nga vetja. Planet tuaja janë të shumta, por ndonjëherë duhet marrë koha e duhur. Tregoni durim, sepse çdo gjë do të vijë në momentin e duhur.
SHIGJETARI
Keni mjaft angazhime sot si nga ana e punës suaj, ashtu edhe në familje. Do e keni të vështirë të kujdeseni për të dyja, por duhet të balanconi forcat tuaja. Keni bërë premtime dhe e keni të vështirë të mos i mbani.
BRICJAPI
Nëse qëllimi juaj i parë sot është të filloni një rrugë të re, atëherë duhet ta nisni nga gjërat më të thjeshta që do ndryshojnë, deri te ato që doni të arrini. Ky do të jetë vetëm fillimi. Yjet janë në anën tuaj dhe gjithçka do të shkojë mirë.
UJORI
Përpiquni të bëni më të mirën tuaj që njeriu i zemrës të ndihet sa më i lumtur. Jeni disi të ashpër këtë periudhë, dhe të gjithë e kanë vënë re. Përpiquni të ndryshoni, sepse do ndiheni edhe më mirë me vetën. Keni nevojë për qetësi në punët tuaja të përditshme.
PESHQIT
Sot pritshmëritë tuaja do jenë shumë herë më të mëdha nga sa mendojnë të tjerët. Vetë besimi juaj do t’i habisë të gjithë, por çdo gjë duhet në kohën dhe momentin e duhur. Financat janë të kënaqshme, një periudhë e mirë ju pret. Shijojeni në maksimum.