Në gjykatën e Mançesterit ka vijuar edhe sot seanca gjyqësore që ka për protagonist ish-yllin e Manchester United, Ryan Giggs dhe ish të dashurën e tij, Kate Greville, e cila e ka akuzuar për dhunë dhe agresion seksual.

Në faktet e reja që i janë paraqitur jurisë, bie në sy letra e lamtumirës që ish e dashura i ka dërguar Giggs, ku e akuzon atë si “gënjeshtar dhe mashtrues”, ndërsa liston edhe emrat e vajzave dhe grave, me të cilat ylli uellsian fliste dhe e tradhtonte.

Kate Greville e shkroi letrën pasi dyshohet se gjeti prova në iPad-in e ish-yllit të Manchester United, ku ai kryente sexting me tetë gra të tjera, ndërkohë që ishte në një marrëdhënie dashurie me të.

Në mesin e grave të përmendura në letër ishte edhe një punonjëse e “Giggs Hotel Football”, të cilin ai e zotëron me ish-shokët e skuadrës Gary Neville dhe Paul Scholes, vajzë së cilës ylli uellsian i futbollit i dërgonte mesazhe, ku i kërkonte që të bënin një “treshe”, bashkë me Kate.

Greville akuzon gjithashtu 48 vjeçarin se kishte bërë seks me një grua që është “e martuar me një lojtar të njohur të kriketit” në Britaninë e Madhe dhe se ishte i magjepsur nga një grua tjetër duke detyruar të besuarin e tij në dyqanet e Harrods në Londër për “t’i dërguar asaj këpucë, çanta dhe fustane dhuratë”.

Gjykata dëgjoi edhe se Greville nuk ia dërgoi kurrë letrën që u shkrua në 29 tetor 2020 Giggs-it, tre ditë para se ai dyshohet se e ka sulmuar atë fizikisht.

Në letrën, e lexuar në gjykatë gjatë gjyqit për sulmin e mundshëm nga ana e Giggs (në të cilin ai akuzohet për ‘goditje në kokë’ ndaj zonjës Greville gjatë një grindjeje në rezidencën e tij në Mançester në nëntor 2020) ajo shkruan: “Zemra gjithmonë më tha se nuk mund të të besohej dhe se je një gënjeshtar kompulsiv dhe mashtrues serial. Unë me të vërtetë të kam dashur”.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678PreviousNext
“Doja të besoja gjërat që më the, por tani e di që të njëjtat gjëra që më thua mua, ua thua shumë grave. Të paktën këto gra të tjera kanë burra, fëmijë, të dashur ose vazhdojnë t’i kenë. Unë nuk jam aq e veçantë. Unë qëndrova besnike dhe e përkushtuar ndaj teje, pavarësisht gjithçkaje. Unë mendoj se nënvlerësove aftësinë time për të zbuluar gjërat. Për pesë vjet nuk kam dashur të di të vërtetën”, thotë ajo.

Greville më pas përmend disa gra (për të cilat dyshohet se kanë qenë të dashurat e Giggs njëkohësisht) me emër, ku përfshihet Helen, për të cilën ajo pretendon se Giggs ishte në një ‘marrëdhënie të plotë”, ndërsa flinte me të në shtëpi.

Ajo pretendon se Giggs ishte në një lidhje edhe me një grua tjetër, të quajtur Zara, për një vit. Ajo shton: “Unë e di për Natalie dhe Susie. Gjithçka ndodhi kur ishe me mua. Kelly dhe Zara po ashtu”.

“Ti ke takuar një grua në Stafford për të cilën më ngatërrove. E di që po dërgonit mesazhe për seks dhe treshe me Charlotte ndërsa flije me mua dhe Helenën. Kur ju pyeta, ju e mohuat të gjithë. Pagove që ajo të qëndronte gjithashtu në Stafford. Unë di gjithçka për Steffin. Ajo është e martuar me atë lojtarin e kriketit tani. E di që ke pasur një lidhje të plotë me të në vitin 2014. Ti bëje seks me të ndërkohë që ishim të lidhur bashkë. Të mos harrojmë XXX (emri i redaktuar). Më jep një buzëqeshje të vetëkënaqur sa herë që e shoh. Mirupafshim! Ti nuk ndryshon kurrë, mirupafshim Ryan”, është mesazhi që përmbyll letrën e Kate.