Pothuajse dy të tretat e territorit evropian është në alarm për thatësirë ose ka lëshuar paralajmërime për shkak të valëve të të nxehtit dhe reshjeve të pakta,
Sipas agjencisë kompetente të Bashkimit Evropian, si pasojë e thatësirës, lundrimi në lumenj dhe liqene, prodhimi i energjisë elektrike dhe rendimentet e disa kulturave janë kufizuar.
Raporti i gushtit nga Observatori Evropian i Thatësirës (EDO), i cili mbikëqyret nga Komisioni Evropian, thotë se 47% e Evropës është në kushte paralajmëruese thatësire, me lagështi shumë të ulët të tokës dhe 17% është në thuajse në një gjendje të tillë, në të cilën bimësia është shkatërruar.
Thatësira e madhe ka prekur shumë rajone të Evropës që nga fillimi i vitit dhe është zgjeruar dhe përkeqësuar që nga fillimi i gushtit, thuhet në raport.
Të korrat verore janë goditur, me rendimentet e misrit të vitit 2022 që pritet të jenë 16% nën mesataren pesëvjeçare, ndërsa rendimentet e sojës dhe lulediellit pritet të bien përkatësisht me 15% dhe 12%.
Prodhimi i hidrocentraleve është prekur gjithashtu, me ndikim të mëtejshëm te prodhuesit e energjisë për shkak të mungesës së ujit për të ushqyer sistemet e ftohjes.