Monica Lewinsky dëshiron që teksti i Beyoncé për të, të hiqet nga njëra prej këngëve të saj, pak pasi këngëtarja njoftoi se do të hiqte një pjesë që u cilësua fyese në një nga këngët e albumit të saj të fundit.
Fituesja 28 herë e çmimit ‘Grammy’ është përballur me kritika për përdorimin e një termi diskriminues në këngën “Heated”, e cila është kënga e 11-të e albumit ‘Renaissance’. Pas reagimit masiv në rrjetet sociale, ekipi i këngëtares konfirmoi se fjala që shkaktoi bujë do të hiqej. “Fjala, e përdorur joqëllimisht në mënyrë të dëmshme, do të zëvendësohet”, thuhet në një deklaratë nga ekipi i Beyoncé. (KLIKO)
Dhe pas këtij njoftimi, Lewinsky i ka kërkuar Beyonce-s të fshijë tekstin e bërë për të në këngën “Partition” të vitit 2014. Për ata që nuk janë në dijeni, Lewinsky u bë titull kryesor i mediave në mbarë botën pasi pati një lidhje me presidentin e atëhershëm Bill Clinton ndërsa punonte si praktikante në Shtëpinë e Bardhë në vitet 1990. Clinton fillimisht i kishte mohuar zërat, duke përdorur frazën e njohur: “Unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me atë grua”.
Beyoncé iu referua asaj ngjarjeje në këngën “Partition” ku këndon: “Ai më hapi të gjithë kopsat dhe më grisi bluzën/Ai më Monica Lewinsky-ed të gjitha në fustanin tim”, referuar lidhjes së tyre. Të hënën, Lewinsky shkoi në Twitter për të rishpërndarë një artikull të ‘Variety’ rreth heqjes së fjalës fyese nga kënga e saj më e re e shoqëruar me një mbishkrim. “Uhmm, meqë jemi këtu… #Partition Sikur ta heqësh edhe atë pjesë nga ajo këngë” shkroi ajo.
Në një intervistë me ‘Vanity Fair’ të majit 2014 pas publikimit të “Partition”, Lewinsky tha: “Faleminderit, Beyoncé. Por, mendoj se ka dashur të thotë “Bill Clinton” në fustanin tim, jo ”Monica Lewinsky””.
Nga Beyoncé nuk ka ende asnjë reagim.