Një shtetas shqiptar i shumëkërkuar nga drejtësia është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës nga pala greke.

Ahqiptari është kapur mëngjesin e ditës së djeshme gjatë kontrollit të pasaportës nga Rajoni i Kontrollit të Pasaportave Kakavijë në bashkëpunim me rajonin policor të Pogonit.

Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është ndaluar pasi mbi të rëndon një urdhër arresti nga Prokuroria e Patras për “krijim, pjesëmarrje dhe drejtim të një organizate kriminale”, por edhe për “raste veçanërisht të dalluara të trafikut të drogës”.