Anijet e flotës ruse të Detit të Zi mbeten në një pozicion mbrojtës, me patrulla kryesisht të kufizuara në ujërat përreth zonës së Krimesë, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes në raportin e saj të përditshëm për situatën në Ukrainë.

“Kjo është në kontrast me rritjen e aktivitetit detar rus në detet e tjera, që është tipike për këtë periudhë të vitit. Flota e Detit të Zi vazhdon të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi në mbështetje të ofensivave tokësore, por ka probleme me kontrollin e detit”, shkruan ministria.

Sipas raportit, pasi Rusia ka humbur anijen e saj Moskva, një pjesë të konsiderueshme të avionëve të saj luftarakë të marinës dhe kontrollin e ishullit të gjarpërinjve, efektiviteti i kufizuar i Flotës së Detit të Zi minon strategjinë e përgjithshme të pushtimit të Ukrainës.

“Kjo do të thotë se Ukraina mund të devijojë burimet e saj dhe të ushtrojë presion mbi forcat tokësore ruse në fusha të tjera”, shkruan në raport.