Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Irak pas dorëheqjes së liderit politik dhe fetar shiit, Muqtada al Sadr.
Mbështetësit e tij kanë dalë në rrugë dhe kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Ata janë përleshur me forcat e sigurisë, ndërsa bilanci i regjistruar deri më tani është të paktën 27 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur.
Revoltat nisën të hënën më 30 gusht, në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, dhe janë shtrirë edhe në zona të tjera të vendit ku përfshihen qytetet Nassiriya, Basra dhe Kirkuk.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Sipas raportimeve nga transmetuesi pan-arab “Al Arabiya”, shumica e viktimave dyshohet se janë mbështetës të Al Sadr.
Ndërkohë, pas pushtimit të disa ndërtesave qeveritare në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, mbështetësit e liderit të Lëvizjes Sadrist, kanë filluar të përplasen si me forcat irakiane të sigurisë, ashtu edhe me rivalët politike, ndërkohë që kanë mësyrë edhe në pallatin Presidencial, duke u zhytur në pishinën që ndodhej aty.