Irani deklaroi se ka arrestuar 10 militantë që dyshohet se kanë lidhje me grupin militant Shteti Islamik (ISIS).
Ata janë arrestuar nën dyshimet se po planifikonin sulme gjatë riteve fetare përgjatë muajit të Muharremit, që nisi më 30 korrik.
Në deklaratën e lëshuar më 4 gusht, Ministria iraniane e inteligjencës, i identifikoi të arrestuarit si “terroristë të pafe zionistë” dhe akuzoi Izraelin se i ka punësuar për të kryer sulme.
Kjo ministri nuk publikoi emrat e militantëve të dyshuar të ISIS-it e nuk dha informacione se në cilën qendër paraburgimi po mbahen.
Në vitet e fundit, veçanërisht pas sulmit të armatosur ndaj Parlamentit e Iranit dhe ndaj varrit të Ayatollah Ruhollah Khomeinit më 2017, institucionet e Iranit shpesh raportojnë se arrestojnë militantë të ISIS-it, para se këta të fundit të kryejnë sulme të planifikuara.