Do të jenë javë të zjarrta ato që do të çojnë te fillimi i Serisë A dhe më pas të mbyllja e merkatos më 31 gusht: Juventus kandidohet që të jetë një nga protagonistet në këtë fazë të fundit të merkatos.
Dëmtimi në gju i Paul Pogba dhe vendimi për të vazhduar me një terapi konservative, duke shmangur kështu operacionin, e detyrojnë klubit të bëjë disa vlerësime.
Massimiliano Allegri-t i duhet një tjetër përforcim në mesfushë, kështu Federico Cherubini dhe Maurizio Arrivabene i janë futur punës për të kënaqur trajnerin e tyre.
Ndërkohë, sot në Barcelonë do të zhvillohet një takim i rëndësishëm për merkaton. Siç ka bërë të ditur Sport, do të zhvillohet një takim mes përfaqësuesve të Frenkie de Jong dhe drejtuesit e Barçës.
Dëshira e katalanasve është që ta shesin lojtarin, Manchester United dhe Chelsea janë dy klubet e mëdha ku mund të transferohet holandezi: kërkesa e spanjollëve është 80 milionë euro.
Largimi i holandezit mund të ketë pasoja të rëndësishme edhe për merkaton e bardhezinjve. Në rast të një transferimi të De Jong te Chelsea, në fakt, do t’i hapej rruga kalimit të Jorginho-s në Torino.
Ndër të tjera, siç ka bërë të ditur calciomercato.it, edhe qëndrimi i Pjanic në Barcelonë mund të bëhet më konkret. Një transferim i mundshëm i De Jong në Torino, duket si zgjidhja më e komplikuar.