Arkadiuzh Milik ka nënshkruar dje kontratën e tij me Juventusin, nga e cila deri në fund të sezonit do të përfitojë deri në 2 milionë euro në formë bonusesh, ndërkohë që Marseja ka pranuar akordin mbi bazën e 800 mijë eurove, plus 100 mijë të tjera në formë bonusesh. Sulmuesi polak, ashtu siç ishte lajmëruar do të mbajë veshur numrin 14, i cili nga dje ka dalë në shitje edhe në dyqanet me logon Juve, pasi 28- vjeçari dha edhe intervistën e parë për televizionin e klubit.

Milik, si ndihesh si lojtari më i ri i Juventusit?

Jam i emocionuar, sepse është një ditë e veçantë për mua. Firmosa me një prej klubeve më madhështore në botë, por në të njëjtën kohë më kishte munguar edhe Italia në përgjithësi, pas 4 viteve të kaluara më parë këtu.

Çfarë mendon se mund t’i japësh Juventusit?

Jam një djalë që kam mbërritur në një skuadër, e cila e ka tashmë një stil loje, lojtarë shumë të fortë, por unë mendoj se mund të rritem, por në të njëjtën kohë të luaj së bashku me ata. Shpresoj që, që në fillim të kem një impakt pozitiv dhe të bëhem një lojtar edhe më i fortë në vazhdim.

Sa të kanë shërbyer këto muaj në Francë?

Ishte një ndryshim i madh për mua, pasi isha mësuar që të luaja në një tjetër mënyrë. Gjithsesi ishte një eksperiencë e bukur, nga e cila kam shtuar diçka tjetër, të ndryshme në bagazhin tim.

Pse zgjodhe numrin 14?

E para sepse numrat e tjera që mund të preferoja ishin të zënë dhe e dyta, sepse idhulli im Tierri Henri luante me këtë numë