Mbledhja e zhvilluar të mërkurën mes Massimiliano Allegri-t dhe drejtuesit bardhezinj mund të sjellë kthesën në muajin e fundit të merkatos së Juventus-it. Një nga kërkesat që është bërë nga trajneri livornez është një tjetër sulmues krahu dhe rpioriteti duket se është Filip Kostic.
Siç ka shkruar Calciomercato.it, rruga drejt serbit është e hapur: lojtari e konsideron të mbyllur aventurën e tij në Gjermani dhe, për momentin, transferimi tek Ëest ham ka dështuar. Një burim i brendshëm sugjeron, në fakt, se futbollisti dhe klubi i Premier League kanë vendosur të ndërpresin negociata.
Kjo gjë ia hap rrugën Cherubini-t, i cili, sipas La Gazzetta dello Sport, duket se po përgatit një ofertë për futbollistin. Gati 12 milionë euro plus bonuse për të bindur skuadrën e Eintracht Frankfurt. Janë orë vendimtare në frontin Kostic.