Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk kanë alternativë tjetër përvec se të arrijnë marrëveshjen finale për normalizim marrëdhëniesh. Sipas tij ka ardhur koha që një gjë e tillë të bëhet gjatë mandatit të tij.
“Duhet të kemi një marrëveshje dhe mendoj se është koha që kjo të ndodhë gjatë mandatit të qeverisë tonë”, deklaroi Kurti për mediumin ‘Bloomberg’.
Madje, kryeministri është shprehur optimist për një mundësi të tillë.“Po e shoh një mundësi. Këtë vjeshtë do të mësojmë nëse do të shkojmë atje. Kjo vjeshtë është vendimtare për të parë nëse duhet të jemi optimistë”, shtoi Kurti.
Për vendimin e reciprociteti ai theksoi se nuk do ta shtyjnë më. b“Pres që 1 shtatori të jetë një ditë e qetë dhe e zakonshme. Por, nëse situata përshkallëzohet në dhunë, policia dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it prej 3,800 trupash të NATO-s do ta ndalojnë”, deklaroi Kurti.
Home Lajme Aktualitet “Ka ardhur koha për marrëveshje finale me Serbinë”, Kurti: Nëse përshkallëzon situata...