Në Raszym Poloni po zhvillohet kampionati Evropiani i moshave.
Shqipëria sot u përfaqësua nga sportistja Enkileda Carja e Elbasanit me trainere Eglantina Çunin.
Vetëm 14 vjeçe, ajo arriti të ngre 79 kg në stilin e shkëputjes dhe 88 kg në stilin e shtytjes.
Në të dyja stilet por edhe në dygarësh ajo arriti të marrë medalje duke regjistruar 3 medalje bronzi për kategorinë 55 kg.
Ndërkohë peshngritja shqiptare ka pritshmëri të larta edhe për të riu nga Shtërmeni Ertion Kofsha i cili merr pjesë në kategorinë e peshës deri në 89 kg.