Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly, deklaroi të mërkurën se Otawa synon të transferojë në Gjermani pesë turbinat e mbetura të gazsjellësit rus “Nord Stream”.
Këto të fundit, ishin në territorin kanadez për mirëmbajtje.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi kanadez “CBC”, duke cituar intervistën me Joly-n.
“Ky ishte vendimi që morëm. Kjo është pikërisht ajo që Gjermania na kërkoi të bëjmë”, tha kreu i departamentit të politikës së jashtme të Kanadasë.Më parë, Otawa e shpjegoi këtë hap me nevojën për të siguruar furnizimin me gaz për Gjermaninë.Kanadaja pretendon gjithashtu se Kremlin-i do të përdorte refuzimin e saj për të kthyer turbinën për të zhvendosur fajin për mungesën e energjisë në Evropë te sanksionet kundër Rusisë.“Kanadaja nuk dëshiron t’i japë asnjë justifikim Putinit për të vazhduar përdorimin e eksporteve të tij të energjisë në Evropë si një armë”, beson Joly.Në të njëjtën kohë, ambasadorja e Ukrainës në Kanada, Yulia Kovaliv, i bëri thirrje edhe një herë Kanadasë që të anulojë heqjen e sanksioneve.
Sipas saj, Rusia padyshim nuk do ta pranojë turbinën që Siemens i dorëzoi Gjermanisë dhe po përdor furnizimet me gaz për të terrorizuar Evropën.