Rusia ka shkëputur termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia nga rrjeti kombëtar i energjisë elektrike i Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia e Lajmeve ukrainase “UNIAN” duke cituar operatorin Energoatom, sipas të cilit specialistët po punojnë për ta rilidhur atë.“Sot, 25 gusht 2022, për shkak të zjarreve në deponitë e hirit të termocentralit Zaporizhzhia, që ndodhet pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, linja e fundit (e katërt) e komunikimit të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia me sistemin elektrik të Ukrianës është shkëputur dy herë”, thuhet në deklaratën e Energoatom.