Kievi ka akuzuar Rusinë për krimet e luftës të kryera në Ukrainë.
Në një përditësim të fundit autoritetet në Kiev bëhet me dije se Rusia ka krye mbi 30,000 krime lufte dhe 14 000 krime kundër sigurisë kombëtare në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të vendit në muajin shkurt.
Të dhënat janë bërë të ditura edhe nga zyra e prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës përmes një postimi në rrjete sociale. Ndërkohë shifrat tragjike janë publikuar edhe për fëmijët e vrarë, sipas të cilës raportohet se të paktën 376 fëmijë janë vrarë.