Kontrollet e policisë Kufitare dhe asaj të rendit në bregdetin e Durrësit kanë vijuar për respektimin e masave të sigurisë.

Policia Kufitare ka deklaruar se sot janë konstatuar 3 skafe të vegjël, të cilat rezultuan pa dokumentacionin e nevojshëm gjatë kontrollit.

Ndërkohë prefekti i Durrësit me cilësinë e kryetarit të strukturës Task Forcë për sezonin turistik ka urdhëruar nisjen e një inspektimi në 6 vendbazimet që ka përgjatë bregdetit të Durrësit.

Mjete të tjera lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi vijojnë të qarkullojnë në plazhe fare pranë pushuesve në det, duke u kthyer në burim të vazhdueshëm rreziku për jetën e pushuesve.