Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar në fillim të fjalës së tij përshëndeti trajnerin e kampiones së Europës Luiza Gega, Taulant Stërmasin për të cilin tha ka bërë një punë të madhe.
‘Punë të madhe ka bërë edhe trajneri Taulant Stërmasi. Sportistët nuk emigrojnë më kanë mbështetjen në vendin e tyre. Shqipëria tani ka një ligj të mirë për sportistët elitar. Nuk kërkojmë lëmoshë, nuk duam të bëjmë grevë, duam që qeverinë ta kemi partner. Ne falenderojmë qeverinë për një mbështetje që u ka dhënë ekipeve sportive në shkolla.’- u shpreh Fidel Ylli.