Kampionia e europës në atekltikë, Luiza Gega u prit me ceremoni në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Qindra qytetarë të mbledhur në shesh në shenjë mirënjohje dhe nderimi e tauan Luiza Gegën, e cila u përlot nga ceremonia. Teksa mbërriti në kryeministri, Gega u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili zgjodhi një gjest të veçantë për të uruar një kamipone europe. Ai i puthi duart Luiza Gegës në shenjë mirënjohje. Ajo nuk ka mbajtur dot emocionet dhe ka shpërthyer në lot teksa po duartrokitej nga qytetarët e shumë të cilët kishin dalë që ta presin. Në makinë, ishte edhe trajneri i atletes Taulant Stërmasi.

Të shtunën, Luiza Gega bëri një paraqitje brilante në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke ndalur kohën në 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qintat. Si rezultat i kësaj paraqitje Gega la pas gjermanen Meyer, e cila kishte edhe mbështetjen e publikut duke qenë se kampionati europian zhvillohet në Mynih. Një arritje e jashtëzakonshme e Gegës, e cila për më tepër vendosi edhe rekord europian të përmirësuar me pothuajse 6 sekonda. Në fund nuk munguan lotët e kampiones.

Atletja kuqezi, u rikthye në atdhe një ditë më parë, ku u prit në Rinas nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli. Një punë e palodhur dhe plot sakrifica e konsideroi atletja shqiptare Gega, arritjet e saj duke thënë se nuk do të ndalet dhe se ndihet krenare për ngjyrat e flamurit që përfaqëson. E veshur me medalje ari, Luiza Gega tha se arriti t’i tregonte Europës që edhe shqiptarët mund tja dalin.

Për Luiza Gegën ky ishte veçse sukses i fundit, pasi gati 1 muaj më parë u rendit e pesta në botë, një tjetër rezultat i pamenduar ndonjëherë në atletikën shqiptare. Për më tepër në fillim të korrikut Gega fitoi medaljen e artë në Lojrat Mesdhetare të zhvilluara në Algjeri.