Kreu i qeverisë Edi Rama i ka dorëzuar atletes Luiza Gega, Kordoni e madh me Yllin për Mirënjohje Publike.
“Duke të lutur të vish këtu, pa u trembur nga lartshtatësia ime, sepse mua më rrofshin gjithë këto centimetrat e mia, kjo letër është për të certifikuar që ylli nuk është i kontrabanduar është origjinal. Unë e di që ti je trime dhe nuk trembesh, por edhe vetë Napoloni ishte vetëm 2 centimetra më i gjatë se ty, por ishte 20 minuta më i ngadaltë se ty’, tha Rama në ceremoninë e posaçme për nderimin e atletes kampione të Europës, Luiza Gega, gjatë dorëzimit të Kordonit të madh me Yllin për Mirënjohje Publike.