Kanë përfunduar plotësisht punimet në lotin 2 të unazës lindore të Tiranës ,me shtrimin e shtresës së asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës.

Rruga është e gjerë 24 m, 12 m secili krah, ndërsa në pjesët ku ka rrugë dytësore shkon deri në 54 metra. Kompletimi i Unazës së Madhe lehtëson hyrjen në kryeqytet pasi bën të mundur lidhjen e të gjitha akseve kryesore rrugore. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook, ka punlikuar një video sesi duket tanimë rruga e përfunduar.

“Mirëmëngjes

dhe me Lotin 2 të Unazës Lindore në kryeqytet tashmë i përfunduar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.  https://fb.watch/eHb3T_97as/