Kryeministri Edi Rama ka folur për incidentin në uzinën e armëve në Gramsh dhe arrestimin e 3 personave, 2 rusëve dhe një ukrainasi për spiunazh.
Rama e cilësoi qesharake akuzat se bëhet fjalë për spuiazh.
“Nuk kam pasur mundësi të shprehem për këtë edhe pse ministri i Mbrojtjes, me Ministrin e Brendshëm bënë shpjegimin e nevojshëm. Por më lejoni t’ju them se mjegulla e ngritur mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë, ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk kanë objekte të rëndësisë të veçante. Ato nuk janë fabrika që prodhojnë armë, por karakatina të deklasifikuara si objekte të rëndësisë së veçantë në 2012-ën dhe faktikisht kanë statuset e SHPK-ve që janë të falimentuara, dhe që janë deri në pikën kur për shkak se kanë disa roje aty për të mbrojtur atë perimetër nga zbatimet etj. Të thuash që bëhet spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunikimit, qesharake. Ajo që duhet të na shqetësonte është se çfarë qëllimesh kanë këta persona. Por një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë sportive që duket; aman hajde më kapni, është qesharake. I takon hetimit të nxjerrë më shumë. Shqetësimi unë është se ku është qëllimi i vërtetë.”, tha ai.