Kupa e Botës 2022 mund të fillojë më herët se sa ishte planifikuar. Hapja pritet të bëhet një ditë më parë, të dielën më 20 nëntor me përballjen e Katarit me Ekuadorin. Hapja e Grupit A do të luhej më 21 nëntor në orën 16:00.
Ndeshja hapëse e turneut do të ishte Senegal kundër Holandës në orën 10:00, më 21 nëntor por mund të ketë ndryshime. Vendimi përfundimtar do të merret nga byroja e këshillit të FIFA-s, i cili përbëhet nga gjashtë presidentët e konfederatës, si dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Nëse miratohet siç pritej, nuk do të ndryshonte datat e ndeshjeve për lojtarët dhe Senegali kundër Holandës do të përballej në orën 16:00 të së hënës.
Ndërsa ndeshja e Anglisë me Iranin, e cila pritet të luhet në orën 13:00 të datës 21 nëntor, do të ishte e paprekur, ashtu si edhe ndeshja hapëse e Uellsit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në orën 21:00 të së njëjtës datë.